Kush jemi

Lëvizja MJAFT! lindi si rezultat i një fushate katër mujore ndërgjegjësimi ndaj çështjeve kyçe që pengojnë zhvillimin social, politik dhe ekonomik të vendit. Ajo ka vendosur një standard të ri në sektorin e shoqërisë civile shqiptare. 

Vizioni i Lëvizjes MJAFT! është një Shqipëri e mirëqeverisur, me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe komuniteteve aktive, e cila ka një imazh pozitiv në botë. Mjaft synon të shkundë apatinë qytetare dhe të rrisë kërkesën publike për një jetë më dinjitoze

Misioni i Lëvizjes MJAFT është të rrisë qytetarinë aktive, të forcojë ndjenjën e komunitetit, të promovojë një qeverisje të përgjegjshme dhe të përmirësojë imazhin e Shqipërisë nëpër botë duke:

- Nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse si në nivel lokal, ashtu edhe në nivel kombëtar;

- Inkurajuar vullnetarizmin dhe përmirësuar bashkëpunimin mes komuniteteve;

- Rehabilituar sensin e protestës.


Stafi i Lëvizjes MJAFT!

Disa nga projektet tona