Takim konsultativ me zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

15/04/2022

Më datë 14 prill 2022, përfaqësuese të Lëvizjes MJAFT realizuan takimin konsultativ me zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Qëllimi i takimit ishte paraqitja e sfidave të përballura nga faza e monitorimit të hapjes institucionale të pushteteve në Shqipëri, në kuadër të projektit “Accountability, Technology and Institutional Openness in Albania – ActionALBANIA”, i financuar nga Norwegian Embassy in Prishtina dhe i mbështetur nga Partners Albania for Change and Development.

Në gjetjen e praktikave dhe zgjidhjeve eficente për të siguruar marrjen e informacionit publik sipas objektivave të projektit, u diskutuan edhe mendime sesi mund të përmirësohet procesi i të drejtës së informimit edhe për aktivitete/projekte në të ardhmen.

Në kuadër të “ActionALBANIA” po monitorohen 181 institucione publike, nga të cilat do të krijohet një databazë me mbi 10’000 të dhëna publike për pushtetin ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.