Thirrja e 5-t: Ftesë për internship në kuadër të "Monitorimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë"

×

Error message

  • Deprecated function: Array and string offset access syntax with curly braces is deprecated in include_once() (line 20 of /home2/mjaft/public_html/includes/file.phar.inc).
  • Notice: Trying to access array offset on value of type int in element_children() (line 6609 of /home2/mjaft/public_html/includes/common.inc).
  • Deprecated function: implode(): Passing glue string after array is deprecated. Swap the parameters in drupal_get_feeds() (line 394 of /home2/mjaft/public_html/includes/common.inc).
05/12/2018

Monitorimi i Kuvendit (unevotoj.org) ka filluar si nismë e Lëvizjes MJAFT! në vitin 2005, me qëllimin që të sjellë qytetarët më afër performancës së parlamentarëve dhe proceseve parlamentare. Duke qenë se një funksionim më i mirë i kuvendit sjell një qeverisje më demokratike, MJAFT! e ka ngritur punën e saj sipas një metodologjie gjithëpërfshirëse dhe subjekt përmirësimi të vazhdueshëm në bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare dhe nevojës së diktuar nga proceset e brendshme.

Shtyllat kryesore të analizës konsistojnë në:

Monitorimin e respektimit të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë;
Analizimin e të dhënave të grumbulluara nga veprimtaria e Kuvendit të Shqipërisë;
Monitorimi i transparencës online të faqes zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë 
Për realizimin e këtij raporti, Lëvizja MJAFT! bazohet në informacionin e mbledhur nga monitorimi periodik dhe sistematik i veprimtarisë parlamentare të ndarë në seanca plenare dhe mbledhje të komisioneve të përhershme parlamentare.

Lëvizja MJAFT! po kërkon angazhimin vullnetar të 5 studentëve/eve, të cilët/at do të kenë dëshirë të kryejnë internship 3-mujor pranë organizatës sonë. Internship-i konsiston në ndjekjen e tetë Komisioneve të Përhershme Parlamentare dhe Seancave Plenare pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, monitorimin dhe raportimin e mbledhjeve që kryhen pranë këtyre ambjenteve, duke u nisur nga një sërë indikatorësh:

numri i nismave ligjore të shqyrtuara dhe të miratuara,
numri i seancave dëgjimore me grupet e interesit në fazën e diskutimeve parlamentare për nisma që impaktojnë këto grupe,
prezenca e deputetëve/eve në punimet parlamentare dhe përfshirja e tyre në diskutime,
respektimi i procedurës parlamentare,
respektimi i programeve të transparencës
Ky internship i pajis studentët/et me një sërë aftësi komunikuese, organizative dhe i njeh ata/o më mirë me bazën ligjore, për çdo ndryshim legjislativ që kryhet në Kuvendin e Shqipërisë. Internship-i, gjithashtu, shërben dhe si praktikë mësimore për studentët, në funksion të degës në të cilën studiojnë. Në fund të periudhës, të rinjtë/rejat e angazhuar/a do të pajisen me certikatë dhe letër reference. 

Bëj diçka të vlefshme për veten dhe arsimimin tënd duke u angazhuar në këtë projekt!

Kriteret:

Të jenë në vitin e dytë ose tretë të studimeve Bachelor, ose niveli Master.
Të jenë të disponueshëm/me për 3-muaj nga e hëna në të premte, përgjatë orarit 9:30 - 13:30.
Korrektë/e me zbatimin e orareve.
Aftësi shumë të mira raportuese dhe të orientuar/a drejt detajeve.  
Drejtshkrim i gjuhës shqipe.
Për të qenë pjesë e internship-it, ju lutemi të plotësoni formatin e aplikimit: Internship Application 

Afati i fundit i pranimit të aplikimeve tuaja: 30 dhjetor 2018, ora 17:00.

Periudha e mundshme e intervistimit pranë zyrave të Lëvizjes MJAFT!, për aplikantët/et e përzgjedhur/a do të zhvillohen dy javët e para te janarit.

Për detaje apo pyetje, mund të na kontaktoni në adresën e e-mail-it: info@mjaft.org, me Subject: “Unevotoj_intern”.

APLIKO DUKE PLOTESUAR FORMULARIN KETU