Më datë 13 Janar 2022, në kuadër të projektit "Accountability, Technology and Institutional Openness in Albania - ActionALBANIA", të financuar nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë Kosovë dhe të mbështetur nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, MJAFT! organizoi trajnimin e monitoreseve të përzgjedhura, të cilat do të realizojnë matjen e treguesve të hapjes institucionale të pushtetit ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor dhe njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.
Monitorimi i katër shtyllave kryesore të hapjes institucionale (transparencës, llogaridhënies, integritetit dhe efektshmërisë) do të realizohet përgjatë periudhës Janar - Mars 2022, ndërsa në muajit Prill-Maj 2022, do të punohet për hartimin e raporteve sipas pushteteve, për të treguar performancën e institucioneve në arritjen e standardeve ndërkombëtare të mirëqeverisjes.
Në fund të periudhës, parashikohen të jenë matur treguesit e mirëqeverisjes për:
- Parlamentin;
- Zyrën e Kryeministrit;
- 11 ministri të linjës;
- 28 agjenci ekzekutive;
- 77 institucione gjyqësore dhe
- 61 njësi të vetëqeverisjes vendore.
This grant is supported by the ‘Civil Society programme for Albania and Kosovo’, financed by the Norwegian Ministry of Foreign Affairs and managed by Kosovar Civil Society Foundation (KCSF) in partnership with Partners Albania for Change and Development (PA).