E DREJTA JUAJ PER T’U INFORMUAR

Mbeshtetur nga Ambasada e SHBA ne Tirane

Freedom of Information është një iniciativë e Lëvizjes MJAFT! si një vazhdimësi e përpjekjeve të saj të hershme për të bërë qasjen me ligjin e informimit, lirinë e filozofinë e informacionit dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje, për t’u zbatuar nga institucionet publike dhe përdorur gjerësisht nga qytetarët, organizatat, media dhe aktorë të tjerë të interesuar. Nën kujdesin e Open Government Partnership, në të cilën qeveria shqiptare është anëtare prej vitit 2011, Lëvizja MJAFT! do të përqëndrojë përpjekjet e saj duke monitoruar dhe nxitur për zbatimin e duhur të sapo ndryshuar për të drejtën e informimit, si dhe ligjit për njoftim e konsultim publik. Qëllimi themelor i këtij projekti është për të çuar më tej demokratizimin dhe për të rritur lirinë e shprehjes në Shqipëri, duke nxitur transparencën e institucioneve publike. Kjo duhet të çojë në rritjen e pjesëmarrjes së publikut në legjislativ dhe proceset e përgjithshme vendim-marrëse demokratike, si rrjedhojë e zbatimit të ligjeve të lartpërmendura nga zyrtarët publikë.

Objektivat që synohen të realizohen nga ky projekt:
1. Demokratizimi dhe rritja e lirisë së të shprehurit në Shqipëri, duke nxitur transparencën e institucioneve publike.
2. Rritje e pjesëmarrjes së publikut në procesin legjislativ.
3. Ndërgjegjësimi i zyrtarëve publikë për zbatimin e ligjeve mbi të drejtën e informimit dhe konsultimit publik.

Per me shume shkarkoni prezantimin FOL ne pdf me poshte: